Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurban Bajrami në Kosovë/ Falja e kësaj dite u mbajt në “xhaminë e madhe” në Prishtinë

schedule12:06 - 6 Qershor, 2025

schedule 12:06 - 6 Qershor, 2025

Faljet e kesaj dite te shenjte per besimtaret mysliman u mbajten ne “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Duke apeluar për familje më të mëdha, ai i propozoi Qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një shtëpi të gjitha familjeve që kanë katër ose më shumë fëmijë.

Edhe këtë herë, myftiu Tërnava foli për migrimin, duke I bere thirrje institucioneve te vendit  që të dalin me një strategji kombëtare për shtimin e popullsise.

Familja, siç tha ai, duhet parë si bekim e kontribut në ruajtjen e shoqërisë dhe kombit, e jo si barrë e frikë.

“Rënia e natalitetit është një alarm kombëtar, shteti duhet të reagojë me shpejtësi të madhe, të mbështesë familjet me politika pro natalitetit, siç janë, punësimi i të dy prindërve, lehtësimet ekonomike, mbështetja për nënat shtatzëna, kujdesi për fëmijët e tjerë. Shteti duhet të ketë strategji konkrete për ndihmë ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje dhe këta fëmijë. Dhe, çdo qift që ka katër e më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që t’ua dhurojë të gjithëve nga një banesë – gratis.”

Tërnava apeloi që në një ditë si sot të kujtohen dhe të ndihmohen të varfrit dhe jetimët.

Ne kete dite nuk kane munguar urimet nga politikanet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Festën duke përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje.
Sipas Osmanit, festa e Kurban Bajramit shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. (shfaqet postimi ne facebook)

Po nder te paret qe shkuan per te uruar ne Bashkësia Islame te Kosovës ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përveç urimeve për festën, Haradinaj foli edhe për sfidat e vendit duke aluduar në ngërçin politik në vend si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Me rastin e festës, sic tregoi edhe myftiu, është dëshmuar një solidaritet I madh I ndërsjellë dhe janë gëzuar shumë familje. Ne kemi plot sfida në vend, uroj që të na i hap Zoti rrugët si popull sepse vërtetë e meritojmë zhvillimin”

Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar për disa minuta në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit, nga ku Albin Kurti tha se në një ditë si kjo, por edhe çdo ditë tjetër, duhet t’i rikujtojmë vetes se sa rëndësi ka sakrifica dhe solidariteti për shoqëri të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!