“Kur vdes nëna bëhesh fëmijë”, 1 vit nga humbja e të ëmës, Rama poston foto nga varri i saj

schedule11:01 - 1 Gusht, 2021

schedule 11:01 - 1 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre, ndërsa shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama

Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

/abcnews.al/