Kur ti të vdesësh…

schedule16:02 - 22 Nëntor, 2022

schedule 16:02 - 22 Nëntor, 2022

Jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara janë këto pjesë e botës në të cilën ne bëjmë pjesë, e një botë të mistershme, të pamëshirshme po dhe aq të dëlirë.

Jeta ka të papritura, dhe askush prej nesh nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sot apo nesër. Një njeri mund të jetë i gjallë tani por i vdekur në momentin tjetër. Kjo tregon vlerat e jetës dhe te papriturat e vdekjes. Vdekja por edhe panjohura për këtë është tmerruese.

Neve na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme, e cila është JETA, dhe ne duhet ta përdorim atë që të përmbushim dëshirat tona por edhe detyrimet. Të jetojmë pa cënuar askënd dhe pa i marrë jetën e shtrenjtë askujt.

Kjo është mënyra si duhet jetuar. Ne duhet të jemi te kujdesshëm sot që të mos presim deri nesër se mund të jetë shumë vonë. Është vetëm një e sotme dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën të mundur.

Ne njerëzit kemi mundësinë të jemi të ndërgjegjshëm por shpesh nuk e bëjmë. Ne themi se do e bëjmë nesër por nesër mbase është shumë vonë.

Vdekja mund të vijë papritur sepse askush prej nesh nuk ka një marrëveshje me jetën, prandaj vdekja duhet të na stimulojë dhe motivojë për të jetuar të fortë dhe të lirë.

Prandaj kujtohu:

Kur ti të vdesësh, mos u shqetëso për trupin tend, sepse të afërmit tuaj do të bëjnë gjithçka që duhet. Ata do t’ju heqin rrobat, do të të lajnë dhe do të të veshin. Do të të nxjerrin nga shtëpia dhe do të të dorëzojnë në adresën tënde të re.

Do të ketë shumë njerëz që do të vijnë në funeral për t’ju nderuar, disa madje do të anulojnë planet e tyre dhe do të kërkojnë leje nga puna për të marrë pjesë në funeralin tuaj.

Kur ju të vdisni, sendet tuaja që nuk ju kanë pëlqyer do të shiten, do të digjen ose do të dhurohen. Çelësat e tu, sendet e tua, librat e tu, CD-të,  DVD-të, lojërat, koleksionet  dhe rrobat e tua, çdo gjë e jotja nuk do të ekzistojë më.

Dhe të jesh i sigurt se bota nuk do të ndalet dhe të qajë për ty, pasi ekonomia do të vazhdojë të ecë, ju do të zëvendësoheni nga dikush tjetër në punë, mbase dikush me aftësi më të mira.

As ato pronat që mbase keni luftuar kaq shumë për sa kohë që ishit gjallë nuk do të kenë më vlerë sepse do të kenë trashëgimtarë të tjerë. Dhe mos dysho se për ty se nuk do të flasë askush për ato që ti ke bërë në jetë qoftë edhe ato gjërat e vogla. Njerëzit do të flasin, do të gjykojnë dhe do të kritikojnë.

Njerëzit që të kanë njohur vetëm fytyrën do të thonë, ′′ E shkreta/i shkreti! ” Miqtë tuaj të mirë do të qajnë për disa orë ose disa ditë, por pastaj do të qeshin përsëri.

Edhe  e di pse, sepse jeta vazhdon!

Ashtu siç njerëzit do të mësohen pa ju, edhe kafshët shtëpiake që keni rritur dhe jeni kujdesur kaq shumë do të mësohen pa ju. Fotografitë tuaja do të jenë të varura në mur për pak kohë, pastaj ato do të ruhen diku në vende të tjera derisa të vendosen në kuti.

Kur t’i të vdesësh, dikush tjetër do të ulet në kolltukun tënd.

Dhimbja e thellë në shtëpinë tuaj do të zgjasë një javë, dy, një muaj, dy, një vit, dy por pastaj do të mbetën vetëm kujtimet.

Historia jote përfundon këtu sepse jeta për të tjetër do të vazhdojë.

Historia jote do të përfundojë mes njerëzve, këtu, në këtë botë, por historia jote e vërtetë do të fillojë një realitet të ri, në jetën që të pret pas vdekjes.

Jeta jotë përfundoi me çdo gjë që ti kishe ndërtuar në tokë dhe ku ti nuk mund të merrje sendet dhe gjërat që kishin vlerë për ty. Dhe mos harro që gjërat që ti mendoje që kishin vlerë do të humbasin kuptimin që kishin.

Bukuria  e trupit tënd, mbiemri, pronat, kreditë, puna, llogaria bankare, shtëpia, makina, titujt akademikë, shokët e klasës, trofetë, burri/gruaja, fëmijët, familja nuk do të jenë më pjesë e jetës tëndë të re.

Sepse në jetën tënde të re do të duhet vetëm shpirti yt dhe e vetmja “pronë” që ti do të zgjasë përgjithmonë është shpirti dhe ajo që ke lënë pas.

Kështu që përpiquni të jetoni jetën tuaj dhe të jeni të lumtur ndërsa jeni gjallë sepse ju nuk do të mund të merrni nga këtu çfarë keni ndërtuar por vetëm atë që keni dhënë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!