Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur të mungon shtëpia…/ Shehu në “Sheshi i Dollarit”: Kemi rritje të kredisë më 15-17 për qind për banesa

schedule20:18 - 6 Qershor, 2025

schedule 20:18 - 6 Qershor, 2025

Klodion Shehu, nga Departamenti i Stabilitetit Financiar Banka të Shqipërisë në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se ka një rritje të kërkesave të kredisë me 15-17 për qind për banesa.

“Jemi në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe kemi rritje të kreditimit. Gjatë këtyre viteve kemi pasur rritje të çmimit të pasurive të paluajtshme., Rritja ka qenë më e shpejtë veçanërisht gjatë 2024. Fokusi ynë ka qenë për të trajtuar rreziqet që mund të akumulohen në këtë proces”, u shpreh ai.

Më tej gjatë intervistës tha se masat e ndërmarra nuk ndikojnë në shtresën e mesme.

“Dua të sqaroj se ne nuk besojmë që këto masa, nuk do të ndikojnë shtresën e mesme. Nga të dhënat që kemi mbledhur të dhënat janë shumë të mira. Pjesa më madhe e portofolit të bankave gjendet nën nivelet kufi që ne kemi vendosur, pra edhe familje me të ardhura mesatare apo të ulëta janë nën…Kështu që vlerësimi ynë është që nuk do të preket. Nëse do të ndikojë që çmimet të vijnë në një lëvizje graduale kjo do të jetë shenjë e mirë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!