“Kur nuk i mbushni dot mendjen Bardhit e Alibeajt, çfarë do t’i bëni Ramës?” Ishte kjo pyetja e ngritur nga analisti Lorenc Vangjeli që ndezi një debat me deputetin demokrat Luçiano Boçi.
Ky i fundit theksoi se përpjekjet dhe iniciativat për negociata mes të djathtëve për çështjen e presidentit janë dhe po bëhen vazhdimisht. Megjithatë, Vangjeli vijoi të këmbëngulë se opozita po dështon që të ulet dhe të gjejë një kohezion.
“Jeni të paaftë të uleni me njëri-tjetrin. Karta juaj morale mungon, gjeni kohezion me njëri-tjetrin. Edhe pse bëni përpjekje, jeni të paaftë. Nuk e kuptoni se çfarë ju ndan. Cila është plaga juaj..”
Boçi: Edhe grupi është në pozitë të vështirë. Ka qenë në qendër të vëmendjes. Ti ke dëshirë që ne të përplasemi.
Të njëjtin mendim më Vangjelin ndan edhe analisti Skënder Minxhozi i cili u shpreh se opozita vijon të jetë e ndarë ndërsa theksoi se gjasat që Rama e Berisha të ulen të diskutojnë për çështjen e kreun të shtetit janë shumë të vogla.
“Opozita vijon të jetë e ndarë, dhe negocion për ulje në tryezë, jo për atë që do të sjellë tryeza. Vetëm dialog nuk mund të ketë. Gjatë rrugës të gjithë mund të bashkohen me njëri-tjetrin, por që Edi Rama me Sali Berishën, të ulen e të diskutojnë, qoftë edhe me palë të tretë, çështjen e presidentit. Kjo është punë e kryer dhe nuk do të ndodhë.” /abcnews.al/