Kur shteti abuzon me pronën tonë, “Piranjat” demaskojnë skandalin me tjetërsimin e pronave te Kune Vaini

schedule22:08 - 6 Nëntor, 2022

schedule 22:08 - 6 Nëntor, 2022

Një javë më parë Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi me 3 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Frrokaj dhe disa zyrtarë të bashkisë së qarkut Lezhë kishin tjetërsuar më shumë se 200 mijë metër katrorë tokë në bregdet.

Bashkë me zyrtarët u dënuan dhe personat që kishin përfituar nga kjo masakër mjedisore. Por ky nuk është rast i izoluar.

“Piranjat” kanë zbuluar një rast tjetër, ku shteti ka abuzuar me pronat e qytetarëve sërish, aty ku shteti ka abuzuar me pronat në parkun natyror “Kune-Vain -Tale”,  zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur në vitin 1940 si rezervat gjuetie.

 

Prona e parkut natyror i përket me dokumente Xhemal Mlikës, por aty është ndërtuar hoteli dhe restoranti i familjes Loshi, të cilët pretendojnë se kanë blerë pronën 20 vite më parë.

Me instalimin e diktaturës në Shqipëri, bashkë me gjithë pronat tjera, shteti sekuestroi edhe lagunën, pronësi e familjes Mlika. Ardiani është një nga pasardhësit e familjes Mlika, pronar tokash të shpronësuar nga regjimimi komunist në fillim të viteve ‘40.

Më rënien e sistemit komunist në vitin 1991 pjesëtarë të kësaj familje nisën të interesohen për pronat e tyre me idenë se do ti riktheheshin sipas ligjit. Në fakt Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i njohu familjes Mlika 1 mijë dynym tokë, pavarësisht dokumenteve kadastrale me 2500 dynym pronësi.

Në realitet Komisioni i ktheu kësaj familjeje vetëm 200 dynym më pak se 1 të dhjetës të pronës.

Me kalimin e viteve ai dhe familjarët e tij u përballën me një problematikë të re, atë të abuzimit me pronën e tyre. Nga “boomi” i ndërtimeve pa leje në fillim të viteve 2000 nuk mund të bënte përjashtim as laguna në parkun “Kune-Vain-Tale” . Një ndër ndërtimet pa leje, Hotel, Bar-Kafe i Ndue Loshit.

Edhe pse ka është ndërtuar pa leje objekti (Hotel Restorant Diella) i Ndue Loshit është pajisur me leje ndërtimi në vitin 2011 nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut Lezhë.

Restoranti është ndërtuar aty që në vitin 1998. Kur Ardiani ka kërkuar pronën e tij, është kërcënuar nga ndërtuesit e “Hotel Restorant Diella”, familja Loshi thotë se e ka blerë pronën nga kushërinjtë e Ardianit, 20 vite më parë.

“Letrat shko merri te kushërinjtë e tu. Do kesh shumë probleme nëse vazhdon”, i thotë djali i Ndue Loshit Ardian Mlikës.

Këshilli i Qarkut Lezhë nuk dha asnjë përgjigje, duke thënë se ka të bëjë me leje të përkohshme ndërtimi për kioskë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!