Kur shkenca bën mrekulli, çifti bëhen prindër të binjakëve nga embrionet e ngrira 30 vite më parë

schedule14:19 - 22 Nëntor, 2022

schedule 14:19 - 22 Nëntor, 2022

Një çift në SHBA janë bërë prindër të binjakëve të ngjizur 30 vite më parë.

Siç raporton The Independent, embrionet e binjakëve të lindur më 31 tetor të këtij viti u ngrinë më 22 prill të viti 1992.

Për gati tre dekada embrionet e ngrira u ruajtën në një një pajisje të posaçme me azot të lëngshëm në temperatura nën 200 gradë celcius. Embrionet u mbajtën një laboratorin e fertilitetit në Breghun Perëndimor deri në vitin 2007.

Më pas çifti ia dhuroi embrionet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve në Knoxville, Tennessee, me shpresën se një ditë do t’i adoptonte një çift.

Në fillim të këtij viti një çift në SHBA vendosi të merrte embrionet dhe t’i jepte jetë. Ata kanq pohuar për mediet në Amerikë se ishin në kërkim të embrioneve që janë ngrirë më gjatë në botë.

“Ne thjesht donim embrionert që kishin pritur më gjatë”, kështu është shprehur babai i binjakëve Philip Ridgeway, shkruan abcnews.al.

“Ka diçka që të befason”, tha Philip Ridgeway ndërsa ai dhe gruaja e tij përqafojnë të porsalindurit e tyre në prehër në shtëpinë e tyre jashtë Portland, Oregon.

Babai i binjakëve tha se ai ka qenë vetëm 5 vjeç kur fëmijët e tij janë ngjizur.

Mësohet se çifti kanë kanë katër fëmijë të tjerë, të moshave 8, 6, 3 dhe 2 vjeç, të gjithë të ardhur në jetë në mënyrë natyrale. Embrionet e ngrira u shkrinë në laborator më 28 shkurt. Në total ishin pesë embrione të ngrira, por mbijetuan vetëm 2, binjakët Lydia dhe Timothy Ridgeway./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!