Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur sakrifica sjell suksesin/ Studenti ekselent i apasionuar pas mjekësisë

schedule15:50 - 28 Shtator, 2025

schedule 15:50 - 28 Shtator, 2025

Kur mundi dhe sakrifica shpërblehen. Ralf Salihi është studenti ekselent i Fakultetit të Mjekësisë, i diplomuar me të gjitha dhjeta. Pas lodhjes dhe netëve pagjumë për 6 vite, tashmë ai është gati për të veshur uniformën e bardh në shërbim të çdo pacienti.

“Jam Ralf Salihi, i diplomuar në fakultetin e mjekësisë me rezultate shumë të mira, dhe jam krenar për punën time, për shpërblimin e saj. Është sakrificë shumë e madhe, gjithë mjekësia në çdo vend të botës, shumë solemne. Por, kur puna të shpërblehet, ndihesh mirë dhe i shpërblyer. Shpresë plotë për të ardhmen time, dhe me dëshirën shumë të madhe për tu shërbyer njerëzve”, tregon studenti.

Gazetarja: Si kanë qenë këto 6 vite për ty?

Ralf Salihi: “Kanë qenë një mish mashë ndjenjash të mira edhe të këqija, por, ajo që dua të flas për këto 6 vite, është koha që kaloi shumë shpejtë, dhe kur rikthehem mbrapa është ajo ndjenja e ëmbël dhe e hidhur e nostalgjisë, ishin 6 vite të bukura, por të lodhshme. Para gjashtë vitesh isha duke u regjistruar, dhe tani jam duke folur për të”.

Ralfi vjen nga një familje e thjeshtë tironase, fëmije i vetëm. Lidhja me mjekësin nuk vjen si një profesion i trashëguar, por, sot e thotë me krenari, që është kthyer në mjekun e preferuar të fisit.

“Vij nga një familje e thjeshtë, prindërit më kanë mbështetur gjithmonë… nuk vijnë nga mjekësia, madje asnjë nuk kam në fis mjek. Ndaj jam bërë tani i preferuari i fisit”, shprehet ai.

Por, përse mjekësin, dhe jo një degë tjetër?

“Kam një shprehje, mjekësia është për ata që nuk e shohin veten askund tjetër, kam qenë gjithmonë i prirur drejt shkencave, kjo indicie filloi deri në gjimnaz, i bëra pyetje vetes ku e shoh veten”,  thotë ai.

Mes librave të shumtë voluminozë, Ralfi tregon edhe lëndët më të preferuara.

“Ndër to do veçoja fiziologjinë, lënda që kam dashuruar, flet për trupin e njeriut….kardiologjia, nefrologjia”…. Shprehet studenti.

6 vite studime të ndërthurura mes teorisë dhe praktikës, ai ndalet në përjetimet e para të përballjes me pacientët. Mes frikës, pasigurisë dhe forcës së mosdorëzimit.

“Është adrenalinë e veçantë, ku bagazhi teorik përballet një pacienti real është tej mase e madhe. Je i çorientuar, s’di nga ta nisësh. Praktikën e kam bërë në QSUT në shërbimin e kardiologjisë. Ndjen ankth, frik, pasiguri në vetvete, dhe ajo dëshira që mos të dorëzohesh”, thotë më tej ai.

Që student ka arritur të prekë shëndetësinë më të zhvilluar, në praktikë në spitalin e njohur te Frakfurtit që njihet për teknologjinë e avancuar, por i bindur shprehet se kapacitetet e mjekëve shqiptarë nuk janë aspak më të dobëta, pavarësisht infrastrukturës.

 “Eksperienca ime më e madhe ka qenë një intership në kirurgjinë e frnakurtit qendra spitalore. Eksperienca e parë, kaq e nivelit të lartë. Spitalet janë me pajisje ke më të mira, por talenti i mjekëve është njësoj. E them me bindje dhe krenari, që kemi mjek shumë të aftë në Shqipëri”,

Një mjek i ri shpesh herë bie pre e paragjykimeve sa i takon aftësive në fillimet e karrierës, por, Ralfi ndalet tek pacientët, të cilët I kanë besuar dhe janë treguar bashkëpunues.

“Në spital pacientët kanë ardhë për halle, paragjykimi është normale, ka edhe të tjerë që të buzëqeshin, na thonë mësoni se do biem në dorën tuaj, jeni brezi i ardhshëm”.

Një mjek mbetet gjithmonë student në karrierën e tij, ndaj Ralfi është nga ata të rinjtë që preferon të ikë jashtë vendit për specializim, dhe të kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij.

“Do doja të ikja për specializim jashtë, dhe dua të jap kontributin tim këtu. Është e vështirë të shkëputësh rrënjët, nga vendi yt. Jam i hapur për çdo ofertë, që unë të punësohem këtu…”, u shpreh Ralfi.

Mirënjohja është pjesë e njerëzve me virtyt, i tillë është edhe Ralfi.  Arritjet e shkëlqyera, ai nuk ia njeh si meritë vetëm të vetes, por, mbështetjes së pakursyer të prindërve.

“Ajo çfarë më bën më shumë krenar është mundi i prindërve të mi, të finalizuar tek unë në rezultate të mira. Besoj shumë që në anatominë e shpirtit të njeriut marrin pjesë copëza njerëzish që i takon, prindërit e mi kanë vlerën më të madhe në rezultatet e mija”, thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!