“Kur pyetet për çështje të nxehta, ai thotë se…”, Minxhozi: Ja dallimi thelbësor mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

schedule20:52 - 20 Maj, 2025

schedule 20:52 - 20 Maj, 2025

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan njëri tjetrin kokë më kokë në lista e hapura në qarkun e Tiranës.

Ai theksoi se Alimehmeti është një  emër “rishtar” në politikë, kurse Jorida Tabaku është një politikane e maturuar.

Sipas tij, doktori Alimehmetit kur pyetet për çështje të nxehta apo tema të forta politike nuk merr “guximin” ti komentojë ato, por tërhiqet dhe thotë se këto komente duhet t’i japë vetë PD.

“Alimehemtit krahasuar me Tabakun është një rishtar politik përballë një politikaneje si Tabaku, nuk duhet ta harrojmë këtë. Kur pyetet për çështje të nxehta dhe kur është pjesa për të hyrë në debate të forta, menjëherë thotë se për këtë duhet të pyesni në PD, a thua se nuk është vetë përfaqësuese në PD.

Një figurë e tillë, nëse do hynte garën për kreun e bashkisë së Tiranës, do ishte shumë atipike për bërthamën e egër që ka mbetur tani dhe që përfaqëson PD e sotme, ndërkohë që Tabaku i ka fituar betejat e veta, pse sulmohet Tabaku, sepse përbën një dalje nga scribti”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!