Kur Princi William i bëri Kate dhuratën më të keqe në vitet e para të lidhjes së tyre

schedule15:17 - 16 Maj, 2023

schedule 15:17 - 16 Maj, 2023

Të gjithë kemi bërë gabime. Kështu bëri edhe Princi William, i cili vendosi t’i bënte të dashurës së tij të re dikur një dhuratë që nuk u vlerësua siç do të donte dhe shkoi shumë keq.

I ftuar në podkastin e Peter Crouch në BBC Radio Five Live, William pranoi se i mori Middleton një dhuratë, të cilën ajo e urrente që në momentin e parë. “Dikur i kam marrë gruas sime një palë dylbi, ajo nuk më ka bërë kurrë ta harroj”, pranoi ai duke qeshur.

“Nuk shkoi aspak mirë,” vazhdoi princi për dhuratën e dështuar që i kishte bërë Kate në atë kohë.

Çifti mbretëror janë bashkë që nga ditët e tyre studentore në Universitetin e St. Andrews në Skoci dhe së fundmi festuan 12 vjetorin e martesës. Mediat e huaja raportojnë se marrëdhënia e tyre tani është më e mirë se kurrë dhe kjo bazohet në disa komplimente që Princi William u dëgjua t’i bënte gruas së tij gjatë një vizite në Birmingham të Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!