Kur po na kthehej shpresa, OBSH jep lajmin e keq mbi pandeminë

schedule10:17 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:17 - 21 Tetor, 2021

Pandemia e Covid-19 “do të zgjasë edhe një vit më shumë se sa ishte parashikuar”, sepse vendet e varfra nuk kanë ende qasje në vaksina, sipas një paralajmërimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dr Bruce Eilward, një zyrtar i OBSH-së , shpjegoi se kriza shëndetësore mund “të vazhdojë deri në fund të vitit 2022”. Më pak se 5% e popullsisë afrikane është e imunizuar kundër Covid-19, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera. Ndërkohë Eilward u bëri thirrje vendeve të pasura  t’u japin prioritet vendeve me të ardhura të ulëta.

“Unë dua tu them se fatkeqësisht ne nuk jemi në rrugën e duhur,” tha ai. “Ne duhet të rrisim ritmin,  në të kundërt kjo pandemi do të vazhdojë edhe vitin tjetër, “theksoi ai.

Lexo edhe: Vetëm 14% e dozave të premtuara të vaksinave anti-Covid janë shpërndarë në vendet e varfra

Një organizatë bamirëse, “Vaksina e Popullit”, ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se vetëm një në shtatë doza të premtuara nga vendet e pasura dhe kompanitë farmaceutike janë shpërndarë për vendet e varfra.

Shumica e vaksinave kundër Covid-19 janë shpërndarë në vendet më të ardhura të larta ose mbi mesataren, ndërsa në Afrikë janë shpërndarë vetëm 2.6% e dozave të premtuara./abcnews.al