Pak ditë më parë, bëri bujë në media lajmi se Tuna është bërë për nënë për herë të dytë. Këngëtarja surprizoi fansat me lajmin e ëmbël, pasi e kishte mbajtur shtatzaninë larg vëmendjes së publikut. Ajo mirëpriti djalin e dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.
Tashmë që është bërë nënë, këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat e saj pak nga përjetimet e bukura të këtyre 9 muajve. Ditën e sotme, Tuna ka publikuar në rrjete sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilave ka shkruar: “Kur ju nuk dinit asgjë”.
Vetëm pak ditë më parë, ajo zbuloi dhe pamje nga festa kur zbuloi gjininë e fëmijës. Në video shihet gjithashtu dhe Tiani duke pritur me padurim gjininë e bebushit që u zbulua nëpërmjet një avioni në qiell. Por ajo që vihej re ishte mungesa e Patrisit, gjë që tregoi se martesa e tyre ka marrë fund./
abcnews.al