Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe natyrisht për atë turk.
Ata ndajnë shpesh foto krah njëri-tjetrit, por nuk mungojnë as dedikimet romantike plot dashuri. Almeda ka realizuar së fundmi sfidën e fundvitit “Show me a picture of” duke zbuluar momente që s’i ka publikuar më herët. Ndër të tjera, bukuroshja ka treguar foton e parë me Tolgahanin.
Kjo foto është realizuar më 14 shkurt 2015, ditën e të dashuruarve. Almeda shihet teksa i dhuron një puthje aktorit turk duke mos e menduar se një ditë mund të bëheshin prindër të dy fëmijëve. l.k/abcnews.al