Një foto nga vitet 1990 të një takimi midis ikonës seksi Monica Bellucci dhe aktorit Leonardo DiCaprio është publikuar në rrjete sociale. Fotoja është shkrepur në vitin 1995 në Paris, gjatë Javës së Modës në kryeqytetin francez, në darkën zyrtare nga italiani Gianni Versace.

Monica, asokohe 31 vjeç shikon poshtë drejt Leonardos, në atë kohë 21 vjeç, i cili po përpiqet të vazhdojë të përqendrohet në sytë e bukuroshes brune, por busti i saj i pabesueshëm, po ia bënte të vështirë përqendrimin. /abcnews.al

