Janë padyshim një ndër çiftet më të dashur dhe të komentuar të showbizzit shqiptar. Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë frytin e dashurisë së tyre disa vjeçare, Poem Blu. Vogëlushja erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar, duke e ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre.
Sara ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, duke iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve kuriozë. Njëri prej tyre ka kërkuar të ndajë një foto me reperin që nuk e ka publikuar kurrë më parë. Në foto shihen akoma më të rinj, duke qëndruar në krahët e njëri-tjetrit.
Megjithëse për lidhjen e tyre janë treguar shumë hermetik, kur vjen puna tek Poem, janë treguar dorëlëshuar. Ata e zbuluan portretin e vogëlushes menjëherë pas lindjes dhe tashmë është kthyer në një ndër bebushët më të këndshëm dhe të ndjekur të Instagramit. /abcnews.al