Kur kura është më e dëmshme se sëmundja

schedule22:12 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:12 - 21 Shkurt, 2022

Nga Neritan Sejamini

Iatrogenics (nga greqishtja: shkaktuar nga shëruesi) nënkupton rastet kur kura sjell më shumë dëme se sëmundja; rastet kur ata që ndërhyjnë për të zgjidhur një problem, shkaktojnë dëme më të mëdha se vetë problemi.

Në librin “Skin in the Game”, Taleb i quan ndërhyrës (interventionista) këta “shëruesa”. Taleb thotë se një nga faktorët që i bën të pakujdesshëm ndërhyrësit e tillë—konsulentë, mendimtarë, ekspertë, diplomatë, politikanë, etj.—është kur ata e dinë se do ikin dhe nuk do jenë të pranishëm për të parë pasojat e ‘kurës’ së tyre.

Në një qasje të ngjashme, Thomas Sowell pohon se një nga arsyet kryesore të vendimeve të dështuara është kur vendim-marrësi është i shkëputur nga pasojat e vendimit të tij: ai që merr një vendim nuk ka asnjë kosto edhe nëse vendimi është i gabuar.

Një rast tipik i kësaj dukurie, është reforma në drejtësi në Shqipëri: kura duket se ka sjellë pasoja më të rënda se sëmundja e sistemit. (Një ambasador europiano-perëndimor në Tiranë e përshkruan reformën me ironi: ‘operaconi doli me sukses, por pacienti vdiq’). Por ata që e projektuan dhe imponuan reformën sot vazhdojnë jetët e tyre të qeta diku tjetër—nuk janë më këtu për të parë pasojat e vendim-marrjes së tyre.

Një rast tjetër është ai i Partisë Demokratike. Kura për të forcuar Partinë Demorkatike duke larguar Berishën nga grupi parlamentar, rezultoi dërrmuese për Partinë Demokratike. Insistimi në këtë kurë nga ata që nuk do kenë asnjë pasojë pesonale nga ky insistim do ta përkeqësojë gjendjen.

Partia Demokratike tani ka nevojë për një tjetër kurë: një ndryshim të thellë që duhet të ketë si qëllim ripërtëritjen e elitës së tanishme drejtuese, pa përjashtim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!