“Kur ka filluar hetimi për lobimin rus, nuk ishte krijuar SPAK”, Gjikondi: Të hapet sërish dosja

schedule13:43 - 3 Nëntor, 2023

schedule 13:43 - 3 Nëntor, 2023

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Tirana Live”, teksa foli për financim rus të PD-së së Bashës për lobim dhe fushatë dhe ndër të tjera se kur është hetuar kjo çështje, SPAK nuk ishte krijuar.

Ajo bëri thirrje që dukeqenëse kjo është çështje nuk hetuar, hetimi është gati nga BBC, të rihapet dosja nga SPAK.

“Kur ka filluar hetimi për lobimin rus, nuk ishte krijuar akoma SPAK. Personat e peshës së zotit Basha, janë subjekte që hetohen nga SPAK. Në atë kohë ka qenë prokuroria e Tiranës që e hetonte, ka qenë 3 prokuror, mes 3 prokuroreve ka pasur një hetim 2 ishin pro pushimit të çështjes dhe një tjetër ishte kundër dhe e coi deri në fund.

Kjo është një çështje që nuk është hetuar dhe tanimë duhet të hetohet nga SPAK. Në atë kohë ai personi nuk u gjet dhe u detyrua Prokuroria ta pushonte çështjes.

Besoj se dosja është dhe SPAK siç ka hapur shumë çështje me vetëinaciativë, dosjen e ka gati dhe hetimin e ka gati dhe tani duhet thjeshtë kurajo personale.

Janë dy çështje, lobimi dhe fushata” tha Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!