Kur gatuani patatet sigurohuni që të shtoni pak uthull, kjo është arsyeja

schedule14:13 - 22 Nëntor, 2022

schedule 14:13 - 22 Nëntor, 2022

Ka disa lloje patatesh, të cilat besojmë se i njeh çdo amvise. Megjithatë, a e dini se përgatitja e tyre varet pikërisht nga lloji? Patatet e reja janë ideale për tiganisje, por jo për gatim dhe e kundërta është me patatet e vjetra. Megjithatë, nëse planifikoni të përdorni patate të ziera për sallatë, atëherë kjo këshillë do të jetë më se e dobishme.

Për t’i bërë patatet ideale për sallatë, sigurohuni që të shtoni pak uthull gjatë gatimit. Me siguri po pyesni veten kur? Le të themi, nëse do t’i gatuani për rreth gjysmë ore, shtoni pak uthull në ujin e vluar diku në gjysmë të gatimit.

Kjo do të krijojë një lëkurë të hollë në shtresën e jashtme të patates dhe kjo lëkurë do ta ndihmojë atë të mbajë formën e saj, pra të mos copëtohet dhe që të mos bëhet e butë. Gjithashtu, për këtë nuk keni nevojë për ndonjë uthull të veçantë, mund të përdorni uthull molle dhe vere, si dhe alkool. /abcnews.al