Kur gabojnë gjigandët/ New York Times dhe BBC fajësuan gabimisht Izraelin për sulmin në spitalin e Gazës

schedule22:28 - 23 Tetor, 2023

schedule 22:28 - 23 Tetor, 2023

Gati një javë pas shpërthimit në Spitalin Al-Ahli në Rripin e Gazës, i cili vrau dhe plagosi qindra njerëz, New York Times tha se ishte mashtruar nga raportet fillestare nga Hamasi që fajësonin Izraelin.

Në ditët pas incidentit, BBC kërkoi falje për atribuimin e përgjegjësisë ndaj Izraelit, ndërsa Guardian ndryshoi tonin e mbulimit ashtu si edhe mediat e tjera, për një shpërthim, të cilin nuk ia atribuoi në mënyrë eksplicite asnjërës palë.

Një deklaratë nga menaxhmenti i gazetës amerikane të hënën, tha se raporti në orët e para “bazohej në pretendimet e Hamasit” dhe se nuk ishte e qartë “që këto pretendime nuk mund të verifikoheshin menjëherë”. Raporti i la lexuesit me përshtypjen e gabuar për atë që dihej dhe sa i besueshëm ishte raporti, vuri në dukje gazeta.

Editoriali i New York Times fillimisht përshkruan shkurtimisht faktet.

Më 17 tetor, të martën e kaluar, New York Times publikoi lajmin për një shpërthim në një spital në qytetin e Gazës.

Fillimisht mbulimi përmbante pretendime nga zyrtarë të qeverisë së Hamasit se një sulm ajror izraelit ishte shkaku dhe se qindra njerëz u vranë ose u plagosën. Raporti kishte një titull të madh në krye të faqes së internetit të Times.

Ata shtuan më pas se Izraeli mohoi përgjegjësinë, ndërsa fajësoi për dështimin e lëshimit të raketës nga grupi palestinez Xhihadi Islamik, i cili nga ana e tij mohoi përgjegjësinë. Zyrtarë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë thanë se provat e tyre tregonin se raketa erdhi nga pozicionet e militantëve palestinezë.

Raportet fillestare të Times, vazhdon memorandumi, “ia atribuan pretendimin izraelit për përgjegjësinë zyrtarëve palestinezë dhe vunë në dukje se ushtria izraelite tha se po hetonte shpërthimin”.

Megjithatë, versionet e hershme të mbulimit dhe ekspozimi që mori si një histori në faqen e parë, si një alarm urgjent dhe në mediat sociale u mbështetën shumë në pretendimet e Hamasit dhe nuk arritën të bënin të qartë se ato pretendime nuk mund të verifikoheshin drejtpërdrejt. Raporti la lexuesit me përshtypje të gabuar për atë që dihej dhe sa i besueshëm ishte raporti.

Shënimi shton se Times vazhdoi të përditësonte mbulimin e saj ndërsa erdhën më shumë informacione, duke përmendur pretendimet e diskutueshme të përgjegjësisë dhe duke vënë në dukje se numri i të vdekurve mund të jetë më i ulët. Brenda dy orësh, titulli dhe pjesa tjetër e tekstit në krye të faqes së internetit pasqyruan përmasat e shpërthimit dhe mosmarrëveshjen mbi përgjegjësinë.

“Duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të historisë gjatë një konflikti në zgjerim dhe rëndësinë që mori, redaktorët e Times duhet të ishin më të kujdesshëm me prezantimin fillestar dhe të ishin më të qartë se cili informacion mund të verifikohej. Drejtuesit e redaksisë vazhdojnë të vlerësojnë mbulimin e ngjarjeve kryesore për të përcaktuar se cilat masa mbrojtëse shtesë nevojiten”, shkruan gazeta amerikane.

Ja se si ndryshoi titulli në krye të edicionit online të New York Times në orët pas sulmit:

“Sulmet izraelite vret qindra në spital, thonë palestinezët ,” ishte titulli i parë, siç shihet më lart.

“Të paktën 500 të vdekur në sulmin në spitalin e Gazës, thonë palestinezët ,” ishte versioni i dytë.

” Të paktën 500 të vrarë nga shpërthimi në spital në Gaza, thonë palestinezët,” ishte versioni i tretë dhe i fundit.

Duhet theksuar se Hamasi deklaroi se nuk ka gjetur mbetje municioni, megjithëse premtoi “shumë prova”.

BBC kërkon falje

BBC kishte kërkoi gjithashtu falje për mbulimin e ngjarjeve në Gaza.

Dy ditë pas sulmit, më 19 tetor, media korrigjoi titujt, të cilat gjithashtu i referoheshin një “shpërthimi” pa ia ngarkuar përgjegjësinë asnjërës palë. Por BBC pranoi se gazetari ia atribuoi incidentin vdekjeprurës një sulmi izraelit, si një supozim të arsyeshëm, por jo si një siguri.

“Ne rishikuam mbulimin tonë menjëherë pas shpërthimit në Spitalin Arab Al-Ahli në qytetin e Gazës të martën mbrëma.

Gjatë tij korrespondenti ynë nga Jeruzalemi dha një analizë të menjëhershme në terren të një teme që ishte konfuze dhe e vështirë.

Programi në mënyrë të përsëritur bëri të qartë se ende nuk ishte konstatuar se kush ishte përgjegjës për shpërthimin, ndërsa pyetjen e bëri edhe prezantuesja. Korrespondenti tha se ne kishim kontaktuar izraelitët dhe se ata po hetonin. Ai shtoi se “Është e vështirë të shihet se çfarë tjetër mund të jetë në të vërtetë, duke pasur parasysh madhësinë e shpërthimit, përveç një sulmi ajror izraelit ose disa sulmeve ajrore.

Më pas ai shpjegoi se në përvojën e tij si gazetar në Gaza nuk kishte parë kurrë shpërthime në përmasa të tilla të shkaktuara nga raketat që lëshoheshin nga zona. Ai përsëri theksoi se pamjet ende nuk janë verifikuar.

Ne pranojmë se edhe në këtë situatë me zhvillim të shpejtë ishte e gabuar që ai të spekulonte në këtë mënyrë për shkaqet e mundshme, dhe kërkojmë falje për këtë, megjithëse në asnjë moment ai nuk përmendi se ishte një sulm izraelit.

Kjo nuk përfaqëson të gjithë prodhimin e BBC-së. Kushdo që shikon, dëgjon ose lexon mbulimin tonë, mund të shohë se ne kemi paraqitur pretendimet kontradiktore nga të dyja palët për shpërthimin”. tha BBC në deklaratën e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!