“Kur Fenomeni shkeli në Old Trafford, ndeshja kishte mbaruar!”

schedule10:42 - 21 Janar, 2020

schedule 10:42 - 21 Janar, 2020

Ish-mbrojtësi i Manchester  United, Mikael Silvestre, ka kujtuar sfidën e Champions League mes “Djajve të Kuq” dhe Real Madridit, në sezonin 2002/03. Kjo sfidë ishte e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit më elitar për klubet.

Në fjalën e tij, Silvestre tha: “Kur Ronaldo Fenomeni shkeli në tapetin e “Old Trafford”, ndeshja kishte mbaruar. Çfarë lojtari, i jashtëzakonshëm. Unë si mbrojtës po qëndroja në vend dhe pyesja veten: Çfarë po bëj këtu? Nuk mund ta ndalja, në asnjë mënyrë.

Po të ruaja djathtas, ai kishte ikur me kohë nga krahu i majtë. Po të ndërhyja duke rrëshqitur, topi më kalonte sipër. Nëse e markoja nga afër, rrotullohej dhe nuk kapej me shpejtësi. Ajo ishte ndeshja më e vështirë e jetës time”, përfundoi ish-mbrojtësi francez./abcnews.al