“Kur është në nominim, vesh bluzën me emblemën e UÇK-së”, reagojnë të afërmit e Arjolës

schedule07:38 - 4 Shkurt, 2022

schedule 07:38 - 4 Shkurt, 2022

Arjola është kritikuar se po përdor UÇK-në për të siguruar votat e publikut nga Kosova. Ndjekësit kanë vënë re se sa herë që është në nominim, aktorja mban veshur një bluzë me emblemën e UÇK-së. Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, pasi është në nominim me Beniadën, Einxhel dhe Donaldin.

Shumë besojnë se kjo është një strategji nga ana e aktores për të fituar më shumë pika nga Kosova. Lidhur me këtë kanë reaguar dhe të afërmit e aktores. Personi që menaxhon profilin e saj në Instagram, ka bërë një postim ku kundërshton akuzat që janë hedhur lidhur me këtë çështje.

“Arjola n’zemer mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt! Ajo nderon Malesine e Gjakoves, Kosoven e gjithe Shqiperine me ate qe perfaqeson dhe shpreh dashurine dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln te tille. Stop perdorimit te nacionalizmit te rreme, ne dem te saj . Ne nje rast te tille nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Kosoven e ka dashur qe diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet….. dhe luften e saj e ka ndjere po aq sa ju Enver sepse eshte bije Tropoje!

Ne profilin e saj ne bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qene flamuri Kosoves aty ! Ajo ate bluze ka 100 dite qe e vesh , 2 here ka qene ne nominim , edhe 2 mije vjet ne mos jetofte ajo niperit dhe mbesat e saj do e veshin ! Beni nje shetitje neper intervistat e saj te meparshme e shikoni sa e do at lum Kosove ! Kosove loçk ta du qat ♥️ jo voten , se une jam e juaja e vota asht e huaja ! Proud”, shkruhet në postim. /abcnews.al