Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i “Big Brother VIP”, marrëdhënia e Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt është akoma shumë e diskutuar.
Së fundmi, ka qenë balerini ai që përmes një statusi në “Instastory” ka lënë të kuptohet se ka ironizuar aktorin. Iliri ka shpërndarë një thënie ku shkruhet: “Miku i të gjithëve, është miku i askujt”, teksa krah saj shkruan: “Kur e thoja unë, nuk e kuptonin”.
Dyshimet janë ngritur se ky status mund të jetë i dedikuar për Donaldin, pasi ai ka thënë se përpiqet t’i bëjë shokë të gjithë, për lojë dhe për interes dhe se nuk i do realisht. Ai shpesh i ka thënë aktorit nëpër debate se teorinë e tij do e tregojë koha dhe se kur të dilnin, sipas Ilirit, Donaldi nuk do shoqërohej më me ta.
Kujtojmë që më herët Iliri ka thënë se nuk ka kontakte me Donaldin, por i ruan me disa nga banorët e tjerë si Arjola, Meridiani apo Arbëri./abcnews.al