Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e kokës?

schedule13:11 - 16 Gusht, 2022

schedule 13:11 - 16 Gusht, 2022

Dhimbja tensive e kokës konsiderohet një lloj dhembje koke që përfshin ose ka origjinën nga muskujt. Është lloji më i zakonshëm i dhembjes së kokës, por te disa persona për shkak të shpeshtësisë dhe intensitetit të dhembjes bëhet aq problematike sa e bën të domosdoshme konsultën me mjekun.

Llojet

– Dhimbja tensive episodike e kokës
– Dhimbja tensive kronike e kokës

– Në disa raste bëhet konstante në jetën e pacientit, mund të jetë më e durueshme, por nuk zhduket kurrë plotësisht

Cilat janë simptomat e dhimbjes tensive?

– Ndjesi tensioni në kokë
– Dhimbja tenton të vendoset në të dyja anët e kokës dhe shpesh përhapet në qafë ose e kundërta
– Dhimbja është zakonisht e moderuar ose e lehtë, por mund të jetë edhe mjaft e fortë duke penguar aktivitetet e përditshme
– Ndjeshmëri e lartë ndaj dritave dhe zhurmave të forta në disa persona, të cilët ankohen për mungesë oreksi

Shkaqet

Shkaqet shfaqen shumë të ndryshme, por megjithatë disa faktorë janë më të rëndësishëm se të tjerë:
– Tensioni emocional: mund të jetë ankthi apo stresi
– Tensioni fizik në muskujt e kokës ose qafës që mund të jetë shkaktuar nga qëndrimi i gabuar (psh për shkak të punës në kompjuter)

Ҫfarë mund të na ndihmojë?

– Ҫlodhja
– Menaxhimi i stresit
– Aktiviteti i rregullt fizik
– Kurimi i depresionit
– Përdorimi i medikamenteve me këshillën e mjekut

Për më shumë informacion ose vizitë me Prof.Dr. Fabio Antonaci në Spitalin Amerikan kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan

May be an image of 1 person and text

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!