Banorët kanë diskutuar debatin që ndodhi mes Einxhel dhe Donaldit. Monika është shprehur se nuk është dakord me Einxhel teksa tha se kur Donaldi u lidh me Borën, kjo e fundit nuk ishte kaq e famshme. Monika thotë se kjo ishte e rëndë nga Einxhel ndërsa vë në dukje dhe se Donaldi gaboi kur iu drejtua se e njohin të gjithë se kush është.
“Debati nisi nga dhoma e rrëfimit dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ishte shprehur rëndë. Tani të rrimë me këmbë në tokë. Dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ka thënë: “Ata nuk njiheshin. Të dy ata janë njohur përmes të dashurave!” Tani, më fal një minutë, kush je ti që do më thuash mua se si njihem?
Në kohën që unë punoja me Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën, Bora nuk ishte gjëkundi. Dhe të dy vëllezërit ishin në qendër të vëmendjes. Plus, kanë bërë “Al Pazar”, që 18-19 vjeç. Atëherë, unë të hedh poshtë se nuk më ka bërë dikush, por forcat e mia.”, u shpreh Monika. /abcnews.al