Kur doktori flet, të tjerët… binden/ Berisha kërkon pajtim me Alimehmetin, por me kusht

schedule21:11 - 12 Qershor, 2025

schedule 21:11 - 12 Qershor, 2025

Një ftesë jo dhe aq e sinqertë për të ulur gjaqet. Pas Tramp dhe Musk, edhe Berisha kërkon pajtim me doktorin e ri, Ilir Alimehmetin.

Kolegji Zgjedhor e rrëzoi këtë të enjte kandidatin demokrat, por Berisha e ngushëlloi të mos mërzitet.

“Nw kushtet kur ligji nuk i përligj dhe duhet mbështetja e partisë në këtë proces, secili që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi. Edhe njëherë, nuk ka paragjykim.”

Por, kjo ftesë e ka një kusht. Kur flet doktori i madh, të tjerët duhet të binden.

“Mendoj se as unë, as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, atyre ne u themi, u mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre. Jo. Nuk vjen nga kjo.”

Por vetëm hapja e 42 kutive në Dibër, provoi se kandidatët demokratët kishin zhvatur njëri-tjetrin. Ndaj dhe Berisha e pranon, se rebelizmi i të vetve në numra, nuk është vetëm një Alimehmet.

“Do transparencë, unë edhe në parti, ka plot njerëz që thonë nuk është numëruar mirë, jo më është bërë hile, urdhëro dhe numëroji. Tani ka edhe kamera, mos përto.”

Vetë Berisha u kujdes që e gjithë kjo histori të përfundonte një furtunë në gotë. Në fillim tha se do i mbështeste kandidatët që kërkonin rinumërimin, por KAS me votat e anëtarëve demokratë i rrëzoi. Më pas ishin po këta anëtarë të PD në KAS që vendosën për rinumërim për Tiranën, Fierin e Durrësin. Por Alimehmeti me kompani, mbetën vetëm. Edhe në luftën për ego ndaj Berishës, nuk ia dolën. Tani, mbetet të shihet se cfarë surprize u ka rezervuar në rinumërim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!