Jonida Vokshi është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Aktoren e kemi parë së fundmi të angazhuar me serialin “H.O.T”. Gjatë një interviste që ka dhënë, ajo rrëfyer planet për t’ju rikthyer televizionit si moderatore.
“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem.”, tregoi Jonida duke zbuluar se dhe planet për një projekt të ri si producente.
“Dua ta marr në konsideratë të bëhem producente. Jam në tentativa, Besniku po më ndihmon shumë. Kam një projekt në mendje. Kam qejf ta tentoj dhe ta mendoj.”, tregoi aktorja.
/abcnews.al