Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur do të mblidhet Këshilli Politik për listat dhe koalicionet? Gjiknuri: Presim Kuvendin

schedule12:59 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:59 - 9 Shtator, 2020

Në fund të korrikut u miratuan ndryshimet në Kushtetutë që i hapin rrugë hapjes së listave dhe formulës së re të koalicioneve, por që të futen në fuqi për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të vitit 2021 duhet që të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Por kur dhe si do të bëhen? Këshillin Politik për të diskutuar për detajimin e nivelit të hapjes së listave, por edhe formulën e koalicioneve mund ta thërrasë shumica, që inicioi ndryshimet në Kushtetutë.

Por, gazetarja e Abc News Esiona Konomi raporton se deri tani nuk ka asnjë lëvizje për mbledhjen e Këshillit Politik. Damian Gjiknuri, që ishte bashkëkryetar i komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, por edhe anëtar i Këshillit Politik nga shumica u shpreh se pret vendimin që do të marrë Kuvendi.

Ai pret që Kuvendi të marrë një vendim që rishkrimi i kodit zgjedhor do të bëhet duke ngritur një komision tjetër të posaçëm apo nga komisioni i ligjeve. Megjithatë pritet që vjeshta politike të jetë e nxehtë, pasi opozita jashtë parlamentit kundërshton ndryshimin e formulës së koalicioneve./db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!