Kur do të ikë SHBA nga Kabuli? Fillojnë bisedimet me talebanët për zgjatjen e afatit

schedule18:09 - 23 Gusht, 2021

schedule 18:09 - 23 Gusht, 2021

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi sot se udhëheqësit e vendeve të “G7” duhet të koordinojnë përpjekjet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit dhe të marrin në konsideratë nëse ato duhet të vazhdojnë përtej afatit të 31 gushtit të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara.

Maas u tha gazetarëve se diskutimet kishin filluar midis Gjermanisë, SHBA -së, Turqisë dhe talebanëve me qëllim “lehtësimin e një operacioni civil të aeroportit të Kabulit për të mundësuar evakuimin e njerëzve përtej 31 gushtit“.

Megjithatë, ai theksoi se aeroporti do të mbahej i hapur pas 31 gushtit vetëm nëse siguria mund të garantohej.

Situata në aeroport po bëhet më kaotike, vuri në dukje Maas, pasi një përleshje zjarri shpërtheu midis njerëzve të armatosur të paidentifikuar, forcave perëndimore të sigurisë dhe rojeve afgane në hyrjen veriore të hënën, duke rezultuar në vdekjen e një ushtari afgan.

Talebanët më herët përjashtuan mundësinë e mbetjes së trupave perëndimore përtej 31 gushtit, me zëdhënësin Suhail Shaheen që paralajmëroi për “pasoja” nëse SHBA -ja vononte tërheqjen e forcave të saj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!