Kur do të dali nga izolimi Italia?

schedule15:00 - 20 Prill, 2020

schedule 15:00 - 20 Prill, 2020

Disa rajonë në Itali kanë regjistruar shifra të ulëta të koronavirusit dhe duan që të dalin më shpejt nga izolimi. Por kur do zerohen rastet sipas rajoneve italiane?

Të fundit që pritet të regjistrojnë ndalimin e rasteve të reja me koronavirus do jenë Lombardia dhe Marche, shkruan Repubblica. Rajonet ku ka nisur shpërthimi pritet të çlirohen të fundit nga bllokimi i Covid-19.

Të parat do dalin Bazilikata dhe Umbria më 21 prill. Lazio duhet të presë deri të paktën më 12 maj. Veneto dhe Piemonte më 21 maj. Emilia Romagna dhe Toskana nuk do dalin përpara fundit të majit. Kurse jugu i Italisë do të nisë të shohë dritë nga mesi i prillit deri në fillim të majit.

Kështu thuhet në një hartë të përpunuar nga Observatori Kombëtar i Shëndetit për rajonet Italiane. Walter Ricciardi, autor i studimit, thotë se dalja nga emergjenca e rajoneve do të varet nga fakti se sa të ekspozuar kane qenë ndaj epidemisë.

Modeli statistikor është bazuar te të dhënat e siguruara nga Mbrojtja Civile nga 24 shkurti deri më 17 prill. Ato nuk përbëjnë një model epidemiologjik, pasi është një vëzhgim i rasteve të reja me kalimin e kohës.

Datat

Piemonte, 21 maj

Valle D’Aosta, 13 maj

Lombardia, 28 qershor

Bolzano, 26 maj

Trento, 16 maj

Veneto, 21 maj

Friuli-Venezia-Giulia, 19 maj

Liguria, 14 maj

Emilia Romagna, 29 maj

Toskana, 30 maj

Umbria, 21prill

Marche, 27 qershor

Lazio, 12 maj

Abruzzo, 7 maj

Molise, 26 prill

Campania, 9 maj

Puglia, 7 maj

Basilicata, 21 prill

Calabria, 1 maj

Sicilia, 30 prill

Sardenja, 29 prill/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!