Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kur bëhesh me fëmijë thua tani po jetoj”, Valer Kolnikaj flet për humbjen më të madhe

schedule11:57 - 12 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 12 Nëntor, 2020

Valer Kolnikaj i ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa u ndal ndër të tjera dhe tek fatkeqësia që ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij. Valeri tha se boshllëku që ka lënë i vëllai nuk mund ta zëvendësojë asgjë, por me ardhjen në jetë të dy djemve të tij ka arritur të ndihet i lumtur dhe të ecë përpara.

“Fatmirësisht jetoj me prindërit dhe nusja ime ka njerëz që e ndihmojnë gjatë gjithë kohës. Unë jam gjatë gjithë kohës në punë sa tek njëra dhe te tjetra por kur vij tek shpia shkrihem i tëri me djemtë e mi. Jam shumë i lumtur dhe krenar, mendoj se tani jetoj.

Jam më i sigurt, i mbrojtur dhe më i plotësuar pavarësisht se ky boshllëku që ka ardhur prej vitesh nga fatkeqësia që kam patur dhe vendi i personit që kam humbur mbetet gjithmonë aty, por ama vetëm kur bëhesh me fëmijë atëherë ndihesh dhe thua tani po jetoj.”, tha Valeri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!