Pas nënshkrimit me plot 8 lojtarë gjatë kësaj merkatoje vere, “kuqezinjtë” e Milan duket se ende nuk i kanë mbyllur pazaret e tyre, teksa pas “fantasizist” amerikan të Valencia, Yunus Musah, tashmë janë duke mbyllur negociatat dhe për një tjetër talent tepër premtues.
Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, bëhet fjalë për “fantazistin” 16-vjeçar të mesfushës, Mateusz Skoczylas, teksa është bërë me dije se “djajtë” e Milanos kanë siguruar shërbimet e polakut.
Talenti i repartit ofensiv vjen te “kuqezinjtë” nga skuadra e Zaglebie Lubin, tesaka prite t’i bashkohet me “djajve” të Milanos javën e ardhshme, kur do të nënshkruhet dhe kontrata si lojtari më i ri i italianëve. /i.m /abcnews.al