U ndjenë sikur e kishin bërë detyrën. Futbollistët e kombëtares mbyllën ciklin e parë të këtyre eliminatoreve, dhe pas humbjes në Angli, u arrit sukses në Tiranë ndaj Andorrës.
“Ndeshje e rëndësishme, tre pikë vlejnë shumë për këtë kualifikuese. Humbëm ndeshjen e parë me Anglinë, gjëja më e rëndëishme janë tre pikët. Nuk është aq e thjeshtë nga rrugëtimi I gjatë ndaj një kundërshtari si Anglia të kthehesh në Shqipëri për pak kohë për të parë këtë KOmbëtare si Andorra, besoj komplimente të gjithëve ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Motivim për ndeshjet që vijnë në qershor, që të jemi të gjithë gati e të shëndetshëm” tha ai