Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kuqezinjtë, “mesazhe” për Sylvinho/ Shënojnë Laçi, Seferi, Gripshi dhe Bajrami me penallti

schedule12:33 - 9 Mars, 2026

schedule 12:33 - 9 Mars, 2026

Qazim Laçi shënoi me penallti që në fillim, në 10’, duke qenë njeriu i caktuar nga trajneri. Kjo ishte rrjeta e katërt e tij në elitën turke, dhe kontributi i tij është edhe me 6 asistë, që do të thotë se ka qenë krijues ose shënues i gati një të tretës së golave të ekipit.

Mesfushori kuqezi luftoi fort, dhe mund të kishte realizuar sërish, nëse nuk do t’i kishte prishur punë egoizmi i ndonjë shoku të ekipit, siç ndodhi në pjesën e dytë. Rizespor është në vendin e 8-të në mesin e renditjes së Superligës, duke mos pretenduar Europën, por as duke mos u rrezikuar për të rënë nga kategoria.Po në Turqi, gol dhe asist nga ish-sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi, Iicili edhe mund të rikthehet te kuqezinjtë.

Shqiptari nga Maqedonia fillimisht shërbeu pasim për rrjetë për avantazhin 2-1 të Bodrumsporit në shtëpi ndaj Eroksporit, në Ligën e Parë. Gjithsesi, vendasit u mundën 4-3, dhe Seferi thjesht shënoi një gol ngushëllimi në minutën e 8-të shtesë.



Deri tani ka 14 rrjeta e 7 asistë në 28 ndeshje në kampionat. Ylber Ramadani pati përfundim më të lumtur, pasi Leçe fitoi në Serinë A ndaj Kremonezes në stadiumin e vet “Via del Mare”.

Mesfushori tjetër I kombëtares ishte në formacion për Leçen dhe luajti deri në fund, në një ndeshje shumë të ashpër, dhe që ishte duel direkt për mbijetesë.

Njëzetenëntëvjeçari u tregua tepër I rëndësishëm në fitimin e penalltisë për rezultatin 2-0. Puljezët realizuan me anë të Pierotit në 22’ dhe kroatit Shtuliç pikërisht me 11-metërsh, ndërsa Kremoneze shkurtoi shifrat pas pushimit.

Medon Berisha mbetet i dëmtuar, ndërsa Ramadani ndihmoi ekipin që tani ka 27 pikë, në vendin e 16-të, dhe me mundësi më të mira për të qendruar në Serinë A.

Në Premier Ligën e Rusisë shënon gol Nazmi Gripshi. Futbollisti i thirrur nga Silvinjo në kombëtare ishte I rëndësishëm në ndeshjen më të vështirë të sezonit, atë ndaj kampiones në fuqi, Krasnodar, që u fitua 2-1.

Në mungesë të Mirlind Dakut të dëmntuar, Gripshi kaloi Rubinin në epërsi në 24’, ndërsa në fushë ishte edhe Veldin Hoxha.

Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Në Superligën e Greqisë, Tomas Strakosha pati një paraqitje të mirë për AEK-un e Athinës në duelin në shtëpi ndaj Larisës.

Sfida u vendos nga goli i shënuar nga Mukudi për athinjotët që në 5’, ndërsa portieri kuqezi e bëri detyrën për aq ishte e nevojshme. AEK mban vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Olimpiakos e PAOK mbetën me nga 54 pas barazimit 0-0 të duelit mes tyre në Athinë.

Së fundi, Nedim Bajrami shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por ekipi i tij, Rejnxhërs, u eliminua nga Kupa e Skocisë. Në stadiumin “Ajbroks Park”, Sëlltiku fitoi derbin e çerekfinaleve, duke triumfuar në serinë e penalltive, 4-2, pasi ndeshja përfundoi pa gola. Bajrami hyri si zëvendësues dhe e realizoi 11-metërshin e tij, por pa ndaluar dot eliminimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!