Ishte e vetmja skuadër që “flirtoi” deri në fund me fitoren.
“Kuqeblutë” e Vllaznisë i shkuan shumë pranë një fitoreje me përmbysje në sfidën e raundit të parë kualifikues të Conference League përballë “Vikingëve” islandezë, të Valur një gol në minutën e nëntë shtesë, dërgoi shfirat në 2 me 2, duke e ndalur skuadrën e Brdaric, te barazimi.
Vllaznia pësoi gol, që në minutën e 12′-të, falë islandezit, Tryggvasoon, mirëpo përmbysi shifrat falë golave të Krymit dhe Dodajt, megjithatë avantazhi nuk zgjati shumë pasi në sekondat e fundit, Valur përfitoi edhe nga dalja me kartonin e kuq, të Deliut, duke gjetur rrjetën me Heimisson, për të vulosur barazim.
Tanimë “Kuqeblutë” e Thomas Brdaric do të përgatiten për sfidën e radhës, ku pas një jave do të diskutojnë kualifikimin, për më tej me gjeorgjianët, në mitikun e Shkodrës, “Loro Boriçi”, aty ku do të kenë edhe mbështetjen e duhur, nga “Vllaznit Ultras”. /i.m /abcnews.al