“Kuqeblutë” duan fitore në Kupë, publikohen formacionet e sfidës Erzeni-Vllaznia

schedule12:36 - 21 Shkurt, 2024

schedule 12:36 - 21 Shkurt, 2024

Pas përfundimit të dy sfidave, të së martës, Kukësi-Partizani e Teuta-Tirana, mesditën e kësaj të mërkure do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet e tjera, të Kupës së Shqipërisë, më konkretisht ato Erzeni-Vllaznia e Laçi-Egnatia, sfida që do të mbyllin xhiron e parë, të fazës së 1/4-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Kështu, në “Niko Dovana” të Durrësit, “Shijakasit” e Erzenit kërkojnë fitoren e parë, nën drejtmin e teknikut, Skerdi Bejzade, me këtë të fundit, që në dy sfidat e para me skuadrën e tij të re ka regjistruar barazimin 1 me 1, ndaj “Bardhebluve” të Tiranës, si dhe është mundur nga “Korçarët” e Skëndërbeut, me rezultatin e thellë, 0 me 3.

Në krahun tjetër, tekniku Qatip Osmani, i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret, ndaj “Shijakasve”, nuk ka vendosur të rrezikojë asgjë teksa ka vendosur të hedhë në fushë më të mirët, duke filluar, që nga portieri Qarri e deri tek “yjet” e sulmit, Alivoda, Ildi Gruda e “bomberi” shkodran, Bekim Balaj. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Erzeni: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Dakaj, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Asani, Sadiki, Ademi, Marzuk

Trajneri: Skerdi Bejzade

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Krymi, Çoba, Mala, Silva, Stojanoviç, Alivoda, Gruda, Balaj

Trajneri: Qatip Osmani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!