Drejtoresha e “Human Rights Watch” për Europën Lotte Leicht ka kritikuar qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me qëndrimin kundër gjykatës së Hagës për kupolën drejtuese të UÇK-së dhe akuzat kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA si një sulm ndaj “drejtësisë së paprekshme të luftës çlirimtare”. Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur apo një kauzë.
Pse po i mbron ata? Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara, një fyerje për viktimat” shkruan ajo.
Më pas ajo është ndaluar edhe te procesi dhe dalja sot para gjykatës së Hagës të kupolës së UÇK-së. “Paraqitja e parë në gjyq sot e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar me 3 drejtues të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (ligjet e agresionit) dhe jus in bello (ligjet e luftës). Çfarëdo që mendoni për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat se si luftohet zbatohen për të gjitha palët” tha ajo.
Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën për voton pro kur ishte në pushtet në lidhje me miratimin e rezolutës në Këshillin Europës që i lejonte EULEX-it në Kosovë për të zhvilluar hetime mbi akuzat e ngritura nga Dick Marty për trafik organesh, akuza të cilat nuk u faktuan./ db/Abcnews.al