KUPA/ Eliminohet Kukësi, këto janë të gjitha ekipet që prekin çerekfinalen

schedule15:46 - 17 Nëntor, 2021

schedule 15:46 - 17 Nëntor, 2021

Janë mbyllur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në kuadër  të fazës së 1/8,  përveç Skendërbeu-Bylisi që ka kaluar në shtesë.

Vllanzia “shkërrmoqi” Pogradecin që në 26 minutat e para ku shënoi plot 6 gola. Ndërsa pogradecarët do të shënonin një gol nderi në minutën e 56. Me rezultatin e përgjithshëm 8-1, shkodranët prekin çerekfinalen.

Teuta po ashtu nuk e diskuton Korabin ku pas ndeshjes së parë të fituar me rezultatin 1-0, fiton edhe ndeshjen e dytë me rezultatin e paster 2-0.

Partizani “djersin” përballë Beselidhjes pasi arrin të zhbllkojë rezultatin vetëm në minutën e 81 me Rrapaj, ku më pas do të dyfishonte me Jonior në shtesë. Rezultati i të dyja ndeshjeve, 3-0 për “Demat e Kuq”.

Laçi ia del të kualifikohet ndaj Tomorit falë ndeshjes së parë të fituar me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen e sotme “bardhezinjtë” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Suprizën e bën Egnatia, e cila eliminon Kukësin edhe pse sot “veriorët” fituan minimalisht. Rezultati 1-3 i ndeshjes së parë vendos gjithçka.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, Flamurtari ka triumfuar në Krujë me rezulatin 2-4 dhe kualifikohet në fazën tjetër.

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të përfunduara:

Kastrioti 2-4 Flamurtari*

Kukësi 1-0 Egnatia*

Laçi* 1-1 Tomori Berat

Partizani* 2-0 Beslidhja

Teuta* 2-0 Korabi

Vllaznia* 6-1 Pogradeci. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!