Në sfida mes Skëndërbeut dhe Bylisit është mbyllur koha e rregullt me rezultatin 2-2, ndeshje e vlefshme për “Kupën e Shqipërisë”.
Ndërsa janë dashur penalltitë për të përcaktuar edhe skuadrën që kalon në turin tjetër.
“Ruleta ruse” nxori fitues skuadrën e Skëndërbeut që do të përballet me Teutën në çerekfinale, ku kjo e fundit arriti të mposhte Korabin me rezultatin 2-0. /f.a/abcnews.al