Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Shqipërisë, luhen dy sfidat e para gjysmëfinale

schedule09:48 - 3 Prill, 2024

schedule 09:48 - 3 Prill, 2024

Në kuadër të Kupës së Shqipërisë, dita e sotme rezervon takimet e fazës gjysmëfinale mes katër ekipeve që luajnë për një vend në finale. Kukësi pret Tiranën, rekordmene në këtë kompeticion me trofetë e fituar. Ky duel do të zhvillohet në “Kukës Arena” prej orës 15:00.

Në të njëjtën orë, luhet edhe takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Egnatia, fituese në fuqi e kupës, përballet me Vllazninë në Rrogozhinë. Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!