Tirana dhe Egnatia do të luftojnë sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” për të marrë një trofe nga ky sezon.
Bardheblutë e Orges Shehi vuajnë mungesat e shumta për shkak të vendimit të Disiplinës disa ditë më parë, ku Hasani, Lulaj, Bekaj, Aleks, Gjumsi dhe Iseni nuk do të jenë në dispozicionin e trajnerit.
Nga stoli tjetër, Tetova ka të gjitha mundësitë për të zgjedhur pasi është me grup të plotë.
Formacionet e mundshme:
TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Qefalija, Hila, Haxhiu, Berisha, Abazaj
Trajner: Orges Shehi
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Kasa, Xhekson, Duamena
Trajner: Edlir Tetova/ h.ll/abcnews.al