Dukagjini është skuadra e fundit që siguron kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Kosovës. Ndeshje e luajtur në Klinë përfundoi 3-1 për vendasit.
Mark Milicaj dhe Labinot Osmani i dhuruan avantazhin e dyfishtë Dukagjinit në pjesën e parë. Altin Merlaku trefishoi për “Hithat” në minutën e 64-t.
Ekipi mik ia doli të shënojë golin e nderit me anë të Euron Lecit tetë minuta përpara përfundimisht të ndeshjes. Në fund 3-1 dhe festë për Dukagjinin. /abcnews.al