Kupa e Kosovës/ Llapi-Dukagjini finalja e madhe, eliminohet Prishtina

schedule16:58 - 21 Prill, 2021

schedule 16:58 - 21 Prill, 2021

Llapi siguron kalimin në finalen e Kupës së Kosovës për herë të dytë në histori. Ekipi nga Podujeva eliminoi Prishtinën, duke u rikthyer në finale pas 4 viteve (humbi përballë Besës nga pika e penalltive në 2017).

2-2 përfundoi ndeshja e luajtur në Podujeve, rezultat që i mjaftoi Llapit për t’u kualifikuar në finalen e madhe pas suksesit 2-3 që kishte arritur në Prishtinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Enis Gavazaj ktheu në gol një penallti në minutën e gjashtë. Bardhekaltrit në avantazh, por Ahmed Januzi gjeti golin për vendasit nëntë minuta më vonë. Kaq për pjesën e parë, teksa Prishtina u rikthye në avantazh në minutën e 64-t.

Mergim Pefqeli gjeti rrjetën kundërshtare dhe sfida u bë emocionuese, por Llapi shënoi një tjetër gol në minutën e fundit me anë të Muhamet Hysenit. Përfundimisht 2-2 dhe djemtë e Batatinës në finalen e Kupës së Kosovës.

Përballë do të ketë Dukagjinin që kaloi lehtësisht në finale pasi eliminoi Istogun. Ekipi nga Klina triumfoi 0-3 në takimin e parë, teksa e fitoi 3-0 në tavolinë edhe sfidën e kthimit, pasi kundërshtari aktivizoi një lojtar të pezulluar (Erion Çeta).

Një sukses i madh për skuadrën e Ligës së Parë. As Dukagjini dhe as Llapi nuk e kanë fituar kurrë më parë këtë trofe. Ekipi i Batatinës synon edhe kualifikimin në Europa League, arritje që do e kthente sezonin në pozitiv. /abcnews.al

Kupa e Kosovës, gjysmëfinalja e dytë
Llapi-Prishtina 2-2 (3-2)
(Januzi 15′, Hyseni 90′ / Gavazaj (pen) 6′, Pefqeli 64′)
Dukagjini-Istogu 3-0 (3-0)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!