Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Kosovës, Gjilani i Sokolit e nis me “shuplakë” kundër KEK-ut

schedule14:56 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 14:56 - 15 Dhjetor, 2020

Gjilani ka bërë detyrën kundër skuadrës së KEK në turin e dytë të Kupës së Kosovës. Kuqebardhët triumfuan me rezultatin 5-0 në ndeshjen debutuese të trajnerit Bylbyl Sokoli. Ai kishte bërë pak ndryshime në formacion, pasi synimi ishte kalimi pa probleme i kësaj sfide.

Gjilani që në pjesën e parë e nisi me vrull, duke e zhbllokuar ndeshjen me anë të sulmuesi Darko Nikac. Më pas realizoi edhe Muhamed Useini, kurse në të dytën malazezi trefishoi shifrat. Hajdari dhe Busic i çuan shifrat në 5-0

Te Gjilani tani mendojnë për ndeshjen e kampionatit në fundjavë, kundër Ballkanit pretendent për titullin kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!