Kupa e Kombeve të Afrikës: Një përplasje vdekjeprurëse raportohet në stadiumin e Kamerunit

schedule00:34 - 25 Janar, 2022

schedule 00:34 - 25 Janar, 2022

Gjashtë persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një përplasje jashtë një stadiumi ku zhvillohet një ndeshje e Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun. Pamjet video treguan tifozët e futbollit duke luftuar për të hyrë në stadiumin “Paul Biya” në një lagje të kryeqytetit Yaounde. Naseri Paul Biya, guvernatori i rajonit qendror të Kamerunit tha se mund të ketë më shumë viktima, sipas “AP News”.

Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 personash, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur raporton “BBC”. Zyrtarët e ndeshjes thanë se rreth 50,000 njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë. Infermierja Olinga Prudence tha për “AP News” se disa nga të plagosurit ishin në një “gjendje të dëshpëruar”. Konfederata e Futbollit Afrikan tha në një deklaratë se “aktualisht po heton situatën dhe po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi atë që ka ndodhur”.

Ndeshja mes Kamerunit dhe Komoros u zhvillua pavarësisht incidentit dhe përfundoi me fitoren 2-1 të mikpritësve. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!