Kupa e Greqisë/ AEK mposht me 10 lojtarë PAOK, merr fund ecuria e bardhezinjve

schedule09:43 - 25 Maj, 2023

schedule 09:43 - 25 Maj, 2023

Pasi humbi tre finale radhazi nga i njëjti kunërshtar, pas një ndeshje ku mbetën me 10 lojtarë vetëm në minutën e 6-të, AEK përfundoi një sezon fantastik në mënyrë përrallore duke fituar dyfishin e saj të parë në 45 vjet.

PAOK u përpoq, sidomos në pjesën e parë pati raste të mëdha për të barazuar duke përfituar nga avantazhi numerik, por në të dytën kërcënoi pak dhe ndryshimet e Luceskut nuk ndihmuan aspak.

Ndërsa lojtarët e lodhur të AEK-ut po jepnin forcën e tyre të fundit, bardhezinjtë me mendje të turbullt kishin thjesht zotërimin e topit duke e mbyllur sezonin pa titull, duke i dhënë fund ecurisë së tyre kundër AEK-ut në finalet e Kupës dhe duke ua vështirësuar jetën në mënyrë të paimagjinueshme pasi do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Ndeshja nisi shumë keq për AEK-un, pasi vetëm në minutën e gjashtë të sfidës Rota u ndëshkua me kartonin e kuq. Edhe pse me një lojtar më pak, AEK shënon golin e parë në minutën e 26-të me anë të Moukoudi.

Tentativat e shumta të PAOK-ut nuk ishin të dëmshme për AEK-un, madje në minutën e 92-të, AEK shënon edhe golin e dytë me anë të Fernandes duke bërë kështu të mundur vulën mbi letër në fitimin e Kupës së Greqisë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!