Në finalen e Kupës së Botës së kombëtareve U20, Uruguai fitoiu ndaj Italisë me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në La Plata të Argjentinës.
Një ndeshje totalisht e kontrolluar nga latinët ka bërë që të kaltërit të dorëzohën në minutat e fundit të lojës.
Uruguai ishte tepër agresiv dhe kontrollues gjatë gjithë lojës, ndërsa Italia thjesht është munduar të mos pësonte gol dhe të gjente mundësinë e artë, gjë e cila nuk erdhi kurrë.
Në minutën e 86-të të lojës, ishte goditja me kokë e Luciano Rodriguez i cili dërgoi topin në rrjetë dhe duke i dhënë trofeun Uruguait./ h.ll/abcnews.al