Kupa e Azisë/ “Tigrat” fitojnë përballjen e “ferrit”, Korea e Jugut mund Arabinë Saudite për biletën e çerekfinales

schedule21:16 - 30 Janar, 2024

schedule 21:16 - 30 Janar, 2024

Ishte padyshim përballja më e fortë e raundit të 1/8-ve, të Kupës së Azisë, me “Tigrat” e Koresë së Jugut, që kanë eleminuar pas goditjes së penlltive “Fajkojtë” e Arabisë Saudite nga Kupa e Azisë, ndërsa siguron fazën çerekfinale, me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, teksa ishte skuadra e italianit, Roberto Mancini, ajo e cila gjeti e para rrugën drejt rrjetës, me Radif që zhbllokoi takimin në minutën e 46’-të, mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi kundërpërgjigjja e “Tigrave” të Jurgen Klinsmann erdhi në minutën e vontë të 99’-të, falë golit të Cho Gue-Song, duke duke e çuar takimin në shtesë e më pas edhe te penalltitë.

Më të saktë nga pika e bardhë u treguan koreano-jugorët, teksa skuadra e Arabisë Saudite u  mund pas gabimeve të Al Najei dhe Ghareeb, e kështu Arabia Saudite e teknikut, Roberto Mancini eliminohet, teksa Koreja e Jugut e teknikut gjerman Jurgen Klinsmann kalon në fazën çerekfinale. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!