Nuk pritej të ndëshkoheshim kaq shpejt. “Furia e Kuqe” spanjolle ka arritur të shënojë vetëm brenda 13 minuta përballë “Legjionarëve” tanë, duke na prerë goxha hovin, në këtë sfidë tejet të rëndësishme.
Një aksion fantasik i “ibierikëve” i idejuar totalisht nga “ylli” i RB Leipzig, Dani Olmo është finalizuar më së miri nga Ferran Torres, i cili me një goditje diagonale brenda zonës mposht portierin Strakosha. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al