Dy të rinj në Tiranë janë arrestuar, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur dy policë. Sakaq, blutë i kanë gjetur gjatë kontrollit në banesë dhe dy mjete prerëse, të cilat janë sekuestruar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit 19 vjeç dhe 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al