Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen 4 persona

schedule09:45 - 22 Korrik, 2019

schedule 09:45 - 22 Korrik, 2019

Katër persona janë arrestuar gjatë natës në Vlorë pas një përplasjeje me forca të policisë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër Portit. Punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e një personi, por në këtë moment kanë ndërhyrë shokët e tij. Ata kanë kundërshtuar me dhunë arrestimin e shokut të tyre, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Njoftimi i Policisë

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. C 36 vjeç, banues në Vlorë
  • D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
  • S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
  • K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!